Klodian Dodaj
Studio Arti Skulpture

Zbuloni skulpturat e mia mes ekspozitave të ndryshme. Zbuloni historitë dhe inspirimet pas artit tim.

Left artwork
Center artwork
Right artwork

Rreth Meje

Finished sculptureArtist sculpting

Klodian Dodaj është një skulptor shqiptar. Lindi ne 1986 ne Rreshen, Mirdite, ku u dallua që në moshë të hershme për talentet e ndryshme dhe dëshirën e madhe për dije. Spikati për aftësi të veçanta krijuese, gjë që e shtyu të ndiqte studimet për artet pamore në Shkollën e Mesme Artistike "Prenkë Jakova" në Shkodër, në degën e Skulpturës.

Në vitin 2005 fitoi të drejtën për të studiuar në Bolonjë të Italisë, ku u diplomua për Skulpturë e Arte Pamore me rezultate të larta.

Vitet në vazhdim i ndau mes Italisë dhe Shqipërisë. Se fundmi punimet e tij i zhvilloi kryesisht ne materialet e forta, si mermeri dhe guri. Realizoi punime të ndryshme dekorative dhe artistike për individë, firma apo institucione. Mori pjesë në projekte të ndryshme interieri dhe fasadash. Pas vitit 2021 realizoi vepra në mermer me dimensione gjithmonë e më të mëdha, duke kërkuar gjithmonë bukurinë, harmoninë, vlerat që mbeten dhe duke synuar ngritjen e njeriut në një epokë dekadence. Skulptori vazhdon rrugëtimin e tij mes mitit, heronjve, muzave e grimcave të bukurisë duke liruar nga materialet veprat e tij duke u dhënë kështu jetë.

Një Vështrim Në

Artin Tim Skulptural

La Pietà Vaticana

La Pietà Vaticana

Fragment fasade në bllok mermeri

Fragment fasade në bllok mermeri

Papa Klementi XI

Papa Klementi XI

Meduza

Meduza

Skulpturë e kokës së luanit në gur

Skulpturë e kokës së luanit në gur

Altoreliev në gur

Altoreliev në gur

Dekore e ornamente fasade

Dekore e ornamente fasade

Pendë të një ëngjëlli në memorial

Pendë të një ëngjëlli në memorial

Lavaman me kornizë pasqyre për banjo luksoze

Lavaman me kornizë pasqyre për banjo luksoze

Lutje islame e gdhendur në gur

Lutje islame e gdhendur në gur

Portret në reliev në gur

Portret në reliev në gur

Nga Koncepti te Skulptura e Përfunduar

Nga ideja te skica

Nga ideja te skica

Zgjidhet materiali dhe krijohen skicat fillestare për të vendosur konceptin, përmasat dhe kompozimin e veprës.

Heqja e Masës

Heqja e Masës

Hiqen pjesët e mëdha të materialit për të formuar bazën dhe për të vendosur siluetën e përgjithshme dhe raportet kryesore.

Gdhendja & Modelimi

Gdhendja & Modelimi

Fillon përpunimi i formave kryesore, me daltë dhe mjete të tjera, duke zhvilluar vëllimet dhe linjat kryesore të figurës.

Detajimi dhe përfundimi i sipërfaqes

Detajimi dhe përfundimi i sipërfaqes

Shtohet imtësia, përpunohen detajet, pastrohet dhe përgatitet sipërfaqja që skulptura të ketë formën përfundimtare dhe cilësinë që kërkohet.

Prezantimi

Prezantimi

Vepra përgatitet për ekspozim dhe vendoset në ambientin e përcaktuar, shpesh me interpretim, dokumentim dhe instalim teknik.

EVENTET

Zbuloni rrugëtimin tim që nis nga Mirdita vazhdon me Shkodrën dhe Bolonjën e më pas Firence, Milano, Roma, Paris, Kanë e Vatikan

Medusa Galeria Museo Bellini, Firenze

Firence, Galleria Museo Bellini

Udhëtim në mitin bashkëkohor

Shtator 2025
Palazzo Bovara in Milan

Milano, Palazzo Bovara

Arti e moda një binom i pandashëm

Shtator 2025
Hall of Mirrors in Paris

Paris, hall of mirrors

Arti në lëvizje një reflektim në pasqyrat e shpirtit.

Mars 2026
Marriott Hotel in Cannes

Cannes

Fragmente forme të gdhendura nga rreze drite

Maj 2026
Klodian Dodaj | Studio Skulpture